Ka përfunduar edicioni i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”.
Festivali ishte planifikuar të mbahet në kinemanë ‘Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19 është mbajtur online nga data 28 – 30 shtator.
Juria e festivalit me në krye producentin austriak Veit Heiduschka ka ndarë 15 çmime në kategori të ndryshme.
Filmi më i mirë fiction në kategorinë GOLD është shpallur “Delivery boy” nga regjisori Vinicius Saramago – Brazil. Filmi më i mirë fiction në kategorinë SILVER është shpallur “Wave” në regji të Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë.
Filmi më i mirë dokumentar në kategorinë GOLD është shpallur “Look beyond appearances” në regji të Dervin Usta- Turqi, ndërsa filmi më i mirë dokumentar në kategorinë SILVER është shpallur “Match” në regji të Vincent Hazard – Francë.
Filmi më i mirë animacion në kategorinë GOLD është shpallur “Cuerdas”, në regji të Pedro Solis Garcia – Spanjë, ndërsa filmi më i mirë animacion në kategorinë SILVER është shpallur “An elephant on the moon” në regji të Benjamin Barthelemy – Francë.
Çmimin për regjia më e mirë i është ndarë “Wave” – Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë, ndërsa skenari më i mirë “Wave” Benjamin Cleary. Kamera më e mirë i është ndarë “Delivery boy” – Joao Casalino – Brazil dhe “Martin” Donal Moloney – Irlandë.
Çmimi i veçantë “Fuqizimi i gruas” i ndahet dy filmave “Azar” në regji të Diba Ehteshami – Iran dhe “Dimas game” në regji të Oussayma Canbarieh – Kanadë, transmeton RTK.
Çmimi “Projekti më i mirë i portretizuar” u ka takuar tre filmave “Routine” në regji të Bekim Guri – Kosovë, “Building 50 homes in Melamchi” në regji të Justin Cava Jones – Nepal dhe “Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, në regji të Greg Krones – SHBA.