Ditën e sotme bëhen 552 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai lindi në vitin 1403 dhe humbi jetën 552 vite më parë, më 17 janar të vitit 1468, në qytetin e Lezhës.
Heroi ynë kombëtar, njihet jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të Europës Perendimore si dora e fortë që luftoi dhe mposhti Perandorinë Osamne.
Ndër shekuj, Skënderbeu ka mbetur si figura e Heroit Kombëtar, që shpëtoi Shqipërinë nga pushtimi osman.
Largimi nga jeta, kur ai ishte 63-vjeç, shënoi edhe fundin e pavarësisë, pasi vetëm falë tij shteti shqiptar shfaqej si i pavarur.
Ndërkohë sot, statuja, buste dhe imazhe ndër vite të legjendës shqiptare, gjenden në Kalanë e Krujës.