U ndanë çmimet “BAFTA”, ja kush triumfojë

Të dielën mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “BAFTA”, e cila këtë vit u zhvillua në formatin virtual.

Filmat “Nomadland” dhe “Promising Young Woman”, ishin ndër fituesit kryesorë të mbrëmjes.

“Nomadland” u shpall “Filmi më i mirë i vitit” dhe e fitoi shpërblimin për kinematografinë më të mirë. Aktorja protagoniste e filmit, Frances McDormand, u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë”. Dhe regjisorja Chloe Zhao u shpall “Regjisorja më e mirë”.

Kurse filmi “Promising Young Woman” me protagoniste aktoren, Carey Mulligan, triumfoi në kategoritë, “Filmi më i mirë britanik” dhe “Skenari më i mirë origjinal”.

Anthony Hopkins shpallet “Aktori më i mirë”

Me çmimin “Aktori më i mirë” këtë vit u nderua ikona e Hollywoodit, Anthony Hopkins. I cili u vlerësua lartë për performancën e tij në filmit “The Father”.

Shpërblimi special për kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografi iu nda aktorit, Noel Clarke. Ndërsa me çmim për arritje jetësore u vlerësua regjisori Ang Lee.

Ndër yjet e tjerë të nderuar gjatë natës ishin: Yuh-Jung Youn e cila u shpall “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për performancën e saj në filmin “Minari”. Dhe Daniel Kaluuya i cili u nderua me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” për rolin në filmin “Judas And The Black Messiah”, transmeton ‘epokaere’.

Filmat e shpërblyer në kategoritë tjera të ceremonisë “BAFTA” ishin: “Ma Rainey’s Black Bottom”, “Sound Of Metal”, “Mank”, “Soul”, “Tenet” dhe të tjerë.

Shpërblimet e përvitshme “BAFTA” i ndanë Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit.

LEXO EDHE: Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’