573 vjet nga martesa e Skënderbeut me Donikën/ Vazhdon tradita në Ardenicë- “ribëhet” dasma e tyre…

573 vite më parë, në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikën.

Çdo 26 prill është bërë traditë që banorët e Ardenicës organizojnë festën lokale në përkujtim të dasmës së madhe. Tradita ri-inskenohet nga dy gjimnazistë te veshur me kostume popullore. Ky organizim është një mundësi që tradita të përçohet edhe për brezat e rinj..

Ardenica është zona turistike me e rëndësishme e qytetit të Lushnjës, ndaj festa të tilla organizohen edhe për promovimin e saj. Në këtë ditë, përveç këngëve dhe valleve popullore, organizohet edhe panairi i gatimeve tradicionale.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALIMI I FUNDIT I SKËNDERBEUT: JAM NË PRAG TË VARRIT!

Para se heroi ynë Skënderbeu të fillonte fjalimin e tij të fundit, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge.

Fjalimi i mëposhtëm, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, është marrë në librin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire” të autorit Stephan Zannowich.

Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund t’i shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që t’u lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti:

«Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar.

Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të.

Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult