Sophia Loren shton edhe një çmim tjetër në karrierën e saj të gjatë si aktore. Më 25 shtator, aktorja e famshme italiane do të marrë çmimin “Visionary Award” nga Muzeu i ri i Akademisë.
Ky çmim vjen 60 vite pas rolit “La Ciociara”, me të cilin ka marrë një Oscar si aktorja më e mirë në një film të huaj. Ky çmim vjen gjithashtu edhe pas 30-vitesh nga Oscar për karrierën, i cili iu dha “një artisteje puna e së cilës bëri progres në artin e kinemasë”.
Njoftimi nga Los Angeles vjen në një kohë kur interpretimi i saj i shkëlqyer te “La Vita Davanti a Se”, me regji të vetë djalit të madh të saj, Edoardo Ponti, është në listën e nominimit për Oscar 2021.
Ndërkohë çmimi “Visionary Award” është vetëm më i fundit në një listë të gjatë arritjesh, ku aktores 86-vjeçare i numërohen dy çmime Oskar, gjashtë Golden Globe, një Luan të Artë, një Copa Volpi në Festivalin e Venecias, çmime të festivaleve të Kanës, Berlinit, Londrës, e dhjetë Davidë të Donatellos.
Gjithashtu në vitin 1991, Instituti i Filmave Amerikanë e përfshiu yllin e kinemasë italiane në listën e 25 artistëve më të mëdhenj të gjithë kohërave./(gazeta shqip)