64% buxhet më shumë se në vitin e kaluar, Galeria Kombëtare e Kosovës shpalos programin për 2023

Me 64% buxhet më shumë se në vitin e kaluar, Galeria Kombëtare e Kosovës shpalosi programin për vitin 2023.

Këshilli i ri Drejtues parashikon një program me ekspozita, performanca e projekte të ndryshme që gërshetojnë programet publike, edukative e hulumtuese, për të mbajtur të angazhuar artdashësit gjatë gjithë vitit 2023.

Identiteti kombëtar dhe praktikat feministe janë tema që do të trajtohen nga kuratoret Erëmirë Krasniqi dhe Merve teksa Fondacioni Shtatëmbëdhjetë do të organizojë hapësira sociale reflektuese, që do të zhvillohen krahas nevojave të skenës së pavarur dhe audiencës së gjerë.

Projekte të ngjashme kulturore do të implementohen edhe nga grupi Lirindja dhe artistët Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada, të cilët do të prezantojnë një rrëfim alternativ të historisë së Kosovës në 40 vitet e fundit.

Programi nis me ekspozitën e edicionit XIV të bienales ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi.”

Në ekspozita do të shfaqen veprat e shumë artistëve si Violeta Xhaferi, Lumturi Blloshmi, Leart Rama, Dardan Zhegrova, Zgjim Zyba, Abi Shehu, Blerta Hoçia, Genc Kadriu, Fatmir Mustafa-Karllo, Bekim Zeqiri, veprat e Asociacionit të Artistëve Vizuel si dhe ekspozita e kuruar nga Shkelqim Qestaj.

Këtë vit do të fillojë edhe hulumtimi i veprës së arkitektit dhe artistit Agush Beqiri për një ekspozitë personale./ATSH


Lexo edhe

GALERIA KOMBËTARE E KOSOVËS SJELL EKSPOZITËN “GRANDART 1970-2000”

Më 14 korrik, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, do të ekspozohet koleksioni i veprave prej vitit 1979 deri në vitin 2000.

“Më 24 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 07/52 për shpronësimin e veprave artistike të cilat gjendeshin në hapësirat e NewCo Grand Hotel sh.p.k. dhe me datë 21 janar 2021 është bërë pranim-dorëzimi i veprave artistike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përkatësisht tek Galeria Kombëtare e Kosovës. GRANDART 1970-2000
PIKTURA | SKULPTURA | GRAFIKA | TAPICERI | ARTIZANATE”, kanë njoftuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, për këtë ekspozitë që do të rri e hapur deri më 27 gusht të këtij viti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult