70 vjet Kinostudio, bëhen bashkë yjet e kinematografisë

yjet

Mblidhen yjet në përvjetorin e Kinostudios

“70 vjet Kinostudio”, një mbrëmje magjike për të përkujtuar të gjithë ata që nuk janë më. Për të falënderuar kineastë, aktorë, regjisorë, piktorë, kompozitorë, montazhierë, inxhinierë e teknikë që vendosën gurët e artë në historinë e filmit shqiptar.

Është kaq bukur të shohësh bashkë artistë të mëdhenj. Ishin aty Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Piro Milkani, Ilir Butka, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, në një atmosferë të ngrohtë nën tingujt e kolonave aq të bukura zanore të kompozitorëve tanë të mëdhenj.

Emocionet ishin të papërshkrueshme kur në skenografinë plot drita të godinës monumentale në Kinostudio u shfaqën pamje nga filmat e realizuar.

Filma që kanë mbetur në memorien e gjithësecilit. Filma që na kanë mbërthyer pas ekranit të gjithë shqiptarët, duke lënë mbresa të patjetërsueshme.

Disa prej tyre janë: “Taulanti kërkon një motër”. “Lulëkuqe mbi mure”. “Nusja dhe shtetrrethimi”. “Duel i heshtur”. “Zonja nga qyteti”. “Bota e padukshme”. “Kur xhirohej një film”. “Në çdo stinë”. “Tela për violinë”. “Koncert në vitin 1936”. “Duaje emrin tënd”, e shumë e shumë të tjerë../news33

ObserverKult

Lexo edhe:

TAGORE: MOS LOTO, SE S’MUND T’I SHOHËSH YJET PASTAJ!

Lexo edhe:


THE ECONOMIST: YJET E POPIT ME RRËNJË SHQIPTARE E PUSHTOJNË BOTËN

“Deri pak kohë më parë, shqiptarët më të famshëm ishin Nëna Terezë dhe Enver Hoxha. E tani, të shenjtit dhe mëkatarit u janë bashkuar këngëtarët”, shkruan revista britanike “The Economist”.

Ato janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në “Spotify”, platformën për muzikë. Bebe Rexha i ka 24 milionë dëgjues. Rita Ora i ka pasur pesë këngë në vendin e parë në top-listat britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë në “The x Factor”. Era Istrefi ka kënduar në hapje të Kampionatit Botëror të Futbollit, më 2018. Njomza Vitia, këngëtare dhe tekstshkruese dhe Labinot Gashi, reper, kanë dëgjues gjithandej nëpër botë. Singli i Ava Mazit “Sweet but Psycho” në tërësi konsiderohet më argëtues sesa oferta letrare e Hoxhës, “Shqipëria sfidon revizionizmin e Khrushchevit”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult