“Vakëfnameja e Mehmet Pashë Kaçanikut” e vitit 1608, ky dokument është më i vjetri në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, dhe këtu ruhet me goxha fanatizëm.
Por për nder të përvjetorit të 70-të të institucionit, ai të martën qe më lehtë i qasshëm.
Poashtu edhe dorëshkrimi më i vjetër i arkivave të Kosovës që është fjalori persisht-arabisht, i kopjuar në vitin 1437.
I cili edhe pak do të mbushë 600 vjet moshë, ndodhet në këto rafte, transmeton ‘botasot’.
Promovohet libri “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”
E me dokumentet më të rëndësishme që ruhen këtu, u hap ekspozita 70 vjet arkiv. Në të cilën morën pjesë drejtues të arkivave të Shqipërisë e Maqedonisë.
Përveç ekspozitës, për nder të 70 vjet të themelimit të institucionit qendror arkivor në vend, u promovua libri “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”, i përkthyer nga Hatixhe Ahmedi.
LEXO EDHE: Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e Shqipërisë”
Dhjetëra dokumente të këmbyera ndër vite, si përpjekje e figurave të ndryshme intelektuale kosovare për shtetformimin e Kosovës, janë publikuar nga Arkivi i shtetit shqiptar.
Këto shkresa të protokolluara gjatë viteve të një shekulli më parë janë vendosur në hyrje të Institutit Albanologjik. Në aktivitetin “Panairi i librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur”. Ndër to janë letrat e Hasan Prishtinës, Hoxhë Kadriut, Hysen Currit dhe lëvizjeve të ndryshme patriotike si janë prezantuar në dymbëdhjetë panot e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.
E organizuar nga Agjencia shtetërore e arkivave të Kosovës, Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Shqipërisë dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës. Kjo ekspoze paraqet edhe dokumentet e tjera me rëndësi, si “Veprimtaria e çetave të Kosovës dërguar Komitetit Kombëtar të Kosovës”, “Mesazhi i kuvendit popullor të Republikës së Shqipërisë drejtuar Konferencës së Londrës më 26 tetor 1992”.
Imazhe nga betejat luftarake, ku shqiptarët kanë shënuar fitore. Janë pjesë e kësaj ekspozite.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e Shqipërisë”