8 nëntor 1462, data e dokumentit të parë të gjuhës shqipe

Në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 nëntor 1462, u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe “Formula e Pagëzimit”.

Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit.

“Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër osmane.

Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me germa latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date.

“Formula e pagëzimit” u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915./epokaere

ObserverKult


mbreti zog

Lexo edhe:

ARI QË MORI ME VETE MBRETI ZOG, ARKIVI PUBLIKON PËR HERË TË PARË DOKUMENTIN: ËSHTË SHUMË MË TEPËR NGA SA DIHEJ DERI MË SOT

Drejtoria e përgjithshme e Arkivave ka publikuar për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NUK DO MË KESH GJITHMONË…

Nga Mihallaq Qilleri

Qetësohu një çast dhe po aq mendohu pa frikë;
Se unë e ti mund të mos jemi gjithmonë aq të lumtur.
Qetësohu një çast, kujto kohërat kur putheshim diku,
Me drithërimën e shpirtrave të gjymtuar, përhumbur,
Me mendimin banal se jemi të përjetshëm, ashtu.

Kjo ndoshta nuk do ndodh më, pas ca kohësh…
Pas muajsh, vitesh, shekujsh, nuk e di ekzaktësisht,
Por që tretjet do të jenë fantazma që erërat,
Erërat e kësaj toke, qielli dhe dielli që ndrit mbi ‘to, them,
Do t’i shpërbëjnë sikur të mos kishin qenë kurrë, rastësisht.

Qetësohu një çast dhe më shikomë drejt në bebe të syrit.
Afrohu aq afër, sa të dallohet lëngu i lotëve të mi të fshehur,
Dhe bindu se kjo që do ndodh është një kohë e lemerishme,
E pazakontë po ta mendosh, e errët…
Ne nuk do jemi gjithmonë bashkë në asgjënë e frikshme.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult