Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën pasi turma u rrit përpara, pra afër skenës, ndërsa reperi Travis Scott ishte në skenë në Festivalin Astroworld në Hjuston të premten mbrëma.
Me rreth 50.000 njerëz të pranishëm në këtë event, zyrtarët e përshkruan këtë ngjarje si incident “viktimë masive” duke vënë në dukje se u shkaktua kur turma filloi “të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës pak pas orës 21:00, transmeton ‘lapsi.al’.
Kjo shkaktoi panik dhe filloi të shkaktonte disa lëndime, tha ai. Njerëzit filluan të binin jashtë, të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik.
Shkaku i vdekjes është në pritje të përcaktimit të ekspertizës mjekësore.
17 pacientë u transportuan në spitalet lokale, 11 prej të cilëve ishin në arrest kardiak.
Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin fushor të ngritur pranë festivalit. Ata që morën pjesë në koncert ndanë në rrjetet sociale kaosin që u krijua.
Personeli mjekësor ishte aq i mbingarkuar me lëndimet saqë disa anëtarë të audiencës u përpoqën të administronin CPR. Transmetimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes tregoi se Travis Scott ndaloi performancën e tij.
——————————————-
LEXO EDHE: NDËRROI JETË 37 VJEÇE, SEKRETET DHE TË PATHËNAT E TEFTA TASHKOS!
Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër.
Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.
Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme. Dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.
Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme. Me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU