80 vjetori i çlirimit/ Edi Rama publikon logon ‘ikonike’ që do të jetë në çdo dokument zyrtar

Që prej ditës së djeshme, të gjitha institucionet publike të Shqipërisë, duhet të përdorin si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar memorialin ikonë “Nëna Shqipëri” në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se fituesja e konkursit për krijimin e logos kombëtare të 80-vjetorit të çlirimit është Erjona Karkini.

“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndrojë kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjeorit të Çlirimit”.

Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve”- shkruan Rama.

ObserverKult


Lexo edhe:

Çdo tekst i Dritëro Agollit shquhej nga mprehtësia, humori i hollë, gjuha e pasur, gdhendja e karaktereve. Nga këta të fundit ka të tillë që janë ngulitur thellë në memorien e lexuesit apo shikuesit, kur ai ka marrë mish e gjak prej një aktori. I tillë është edhe Mato Gruda, personazhi kryesor i romanit dhe filmit “Njeriu me top”.

Ishte aktori Timo Flloko, ende i ri në karrierën e tij asokohe, që pati fatin t’i jepte frymë Mato Grudës dhe ta kthente në batutë thënien e tij “Atë e di unë!”. Në librin me kujtime “Ky është Dritëroi im”, aktori Timo Flloko tregon për njohjen me shkrimtarin Dritëro Agolli, autorin e skenarit të filmit “Njeriu me top”, “përpëlitjet” artistike për realizimin e rolit; dëshirën për t’u takuar me të gjatë xhirimeve; takimin me të pas shfaqjes; për të vijuar me miqësinë që lindi dhe shkëmbimin e ideve për letërsinë. Për aktorin Timo Flloko, ishte një fat të jetoje në kohën e Dritëro Agollit.,,

Tekstin e 0plotë e gjeni KËTU

TIMO FLLOKO ZBULON DISA “SEKRETE”: SI E REALIZOVA ROLIN E MATO GRUDËS, Ç’MË THA DRITËROI AGOLLI?