Federico Garcia Lorka
Nga Zija Vukaj
86 vjet më parë, më 19 gusht 1936 u ekzekutua me pushkatim Federico García Lorca poet, dramatur, regjisor teatri, spanjolli i shquar që arriti famën ndërkombëtare si figura emblematike e brezit të 27- të, një grup kryesisht poetësh që futën avanguardat artistike si simbolizmin futurizmin e surrealizmin në letërsinë spanjolle, me rezultate të shkëlqyera në atë që u quajt “Edad de Plata” (Epoka e argjendit). Mbështetës i deklaruar i forcave republikane gjatë luftës civile në Spanjë, u kap në Granada, ku ndodhej i strehuar tek disa miq dhe u pushkatua nga një skuadër e forcave nacionaliste. Trupi i tij u hodh në një humnerë dhe eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë.
Për ironi të fatit, një dokument i policisë fa shiste i 9 korrikut të vitit 1965, i gjetur në vitin 2015, tregonte arsyet e ekzekutimit: mason, pjesëmarrës i lozhës Alhambra, praktikonte homoseksualitetin dhe devijime të tjera. Gjithsesi mungesa e gjetjes së trupit të Lorkës ndezi mospërputhje rreth detajeve të këtij ekzekutimi. Mospërputhje të pazgjidhura deri sot.
KITARA
Nis vaji
i kitarës.
Thyhen kupat
e agut.
Nis vaji
i kitarës.
E kotë
t’ia mbyllësh
gojën.
e pamundur
ta bësh
të heshtë.
Qan prajshëm
siç qan uji.
Siç qan era
në mal.
Përktheu: Zija Vukaj
ObserverKult
Lexo edhe:
MEQË NUK U SHQETËSOVA PËR LINDJEN, NUK KAM PSE TË SHQETËSOHEM PËR VDEKJEN
Ja disa nga thëniet më të bukura të poetit spanjoll, Federiko Garsia Lorka:
“Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës”.
“Çdo udhëtari, kur shkon nëpër qytete të mëdha, i tërheqin vëmendjen dy elemente: arkitektura e jashtëzakonshme dhe ritmi i lartë i jetesës. Me pak fjalë: gjeometria dhe ankthi”.
“E kam humbur shpesh veten… në mënyrë që të gjej atë flakën që më mban shpirtin ndezur”.
“Në thelb të çdo vepre të njohur arti është një melankoli e thellë”.
“Meqë nuk u shqetësova për lindjen, nuk kam pse të shqetësohem për vdekjen”.