8600 vjet/ Zbulohet buka më e vjetër në botë

Arkeologët në shtetin e Turqisë kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë, e cila daton nga vitet 6600 para Krishtit. Buka 8.600 vjeçare e fermetuar është gjetur në qytetin e Catalhoyuk, ndërsa është analizuar edhe për strukturën kimikale të saj.

Buka ka qenë e përgatitur me miell dhe ujë dhe një shtresë të hollë balte.

Në raportin e arkeologëve thuhet se buka është gjetur afër një strukture të shkatërruar në një hapësirë të quajtur “Mekan 66”, e rrethuar me shtëpi antike të ndërtuara prej balte.

Tutje, në raportin e këtyre arkeologëve thuhet se kjo është zbuluar në bazë të analizave. Për CNN është thënë se buka e gjetur, e vjetër 8.600 vjeçare ishte e papjekur dhe e fermentuar.

Arkeologu Ali Umut Turcan, për Agjencinë Anadoly ka konfirmuar se buka e gjetur është më e vjetra në botë.

“Është versioni më i vogël i një cope buke. Është e shtypur në mes me gisht, nuk është pjekur, por ka qenë e fermentuar dhe ka mbijetuar me niseshte brenda. Nuk ka pasur diçka të ngjashme deri më sot”, tha ai. / timesofindia

ObserverKult  


Lexo edhe:

SI E ZBULUAN ARKEOLOGËT QYTETIN E HUMBUR TË TROJËS

Nga Oscar Martinez

Arkeologu gjerman Hajrih Shlieman, ndodhej në Turqi në fund të shekullit të XIX për një kërkim të çuditshëm. Ai ishte duke gërmuar një vendbanim të vjetër të braktisur. Vendi, i njohur si Hisarlik, njihej vetëm nga disa specialistë.

Teksa po gërmonte atje, Shlieman po shpresonte të gjente rrënojat e qytetit më të famshëm në literaturën klasike:Trojën. Problemi ishte se Troja ndoshta mund të mos kishte ekzistuar kurrë. Poeti i mirënjohur grek Homeri, popullarizoi trojanët dhe qytetin e tyre tek Iliada dhe Odisea, poemat epike të shekullit VIII-të të E.S.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult