9 gjëegjëza: Gjithë verën këndon, dimrit qan…?

Gjëegjëza, e kush nuk është sprovuar me to?

Ato janë krijime të vogla popullore, zakonisht në vargje që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë.
Quhen edhe kashelashë, ojza, gjëza.


Gjëegjëzat kërkojnë të gjendet një send a dukuri të cilën e përshkruajnë në mënyrë të figurshme ose me perifrazë. Ka dhe gjëegjëza që u ngjajnë problemeve aritmetike ose kërkojnë zgjidhje çështjesh të ngatërruara.

Sendet, dukuritë e çështjet rreth të cilave krijohet gjëegjëza janë ato me të cilat ka pasur të bëjë populli gjatë jetës së vet: njeriu, shtëpia dhe orenditë shtëpiake karakteristike, mjetet e punës, ushqimet, veshja etj.

Në vazhdim ju sjellim disa prej tyre:

1.

Zog s’jam, zog më thonë,
krahë s’kam, fluturoj…,
vogëlushë, a më njihni
. . . – n fort e çmoj.
(Ora)

2.

Ç’është një gjëegjëzë:
– Hop këtu e hop atje…
Diku tej lëshon një ve,
zemrën ka sa një deve.
(Kungulli)

3.

Gjithë verën këndon,
dimrit qan, shurdhon,
pse kështu . . . . . . .,
punën s’e do vallë?
(Gjinkalla)

4.

Një çoban, dimër e verë
s’e heq sharkun asnjëherë.
(Bredhi)

5.

Një pëllumb i bardhë,
ecën…, dhe në breg ndalon…,
por fushën ngjyrë blu
tej e tej përshkon…
(Varka me vela)

6.

Janë të bardha, kokrra-kokrra
dhe godasin papushim…
Ato ngjajnë si zogj të vegjël
po i preke… të mërdhijnë.
(Breshëri)

7.

Tokën nuk e don,
nëpër ujë noton…
(Peshku)

8.

Verës vishet,
dimrit zhvishet.
(Pema)

9.

Sytë prej qymyri
në një vend i rrinë,
i pëlqen i ftohti,
i nxehti e shkrin…
(Plaku prej dëbore)

Nga Xhahid Bushati

ObserverKult


Lexo edhe:

20 GJËEGJËZA: ËSHTË SA NJË ARRË, POR I NGJITET MALIT PA KËMBË?