“90 vjeç, por Tinka Kurti rri 15 orë rresht në xhirime… mund të jetë roli i saj i fundit”

90 vjeç, por Tinka Kurti rri 15 orë rresht në xhirime. Regjisori Eduart Grishaj, tha se në filmin e tij ‘Sofia’ merr pjesë edhe aktorja Tinka Kurti.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Grishaj tha se Kurtit i pëlqeu skenari i filmit. Ndërsa shtoi se ka qëndruar 15 orë në xhirime dhe nuk u lodh asnjëherë.

“Sa ia tregova skenarin Tinka Kurtit, e pëlqeu shumë dhe, përtej moshës që është 90-vjeçe, ka ardhur dhe ka xhiruar në Qafë Thore. Ka qëndruar disa ditë. Dëshira e saj kalonte përtej moshës.

Kemi qëndruar 15 orë xhirime, dhe ajo thoshte që mund të qëndronte dhe më shumë. Ajo vazhdonte të thoshte se unë mund ta bëj dhe një herë. Thoshte se mund të jetë roli i saj i fundit”- tha Grishaj.

Regjisori Eduart Grishaj, është shprehur se të kesh moderatoren Arbana Osmani në film si aktore është shumë e vështirë sepse bën shumë dubla.

Regjisori Grishaj theksoi se Arbana Osmani që është dhe partnerja e tij me të cilën ka dy fëmijë, është kritikja më e madhe e tij.


Lexo edhe:

RRËFIMET E PANJOHURA TË TINKA KURTIT: JA ÇKA THA MEHMET SHEHU KUR MË PA NË NJË SHFAQJE

Është promovuar, kohë më parë, në Tiranë, libri “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” i autores Anila Mema.

Janë fletët e ditarit të bashkëshortit të Tinka Kurtit, që botohen për herë të parë. Për të hedhur dritë mbi jetën artistike të aktores. Ditari i Palokë Kurtit, është mbajtur ditë pas dite, që nga shfaqja e parë e Tinka Kurtit dhe deri në vitet 1990, kur ai u nda nga jeta…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult