90-vjetori i Pjetër Gacit, Akademia e Shkencave mbledh studiuesit për ‘Artistin e Popullit’

Mjeshtri Pjetër Gaci i ka lënë kombit të vet një trashëgimi të madhe me rreth 500 krijime, 45 vepra muzikore, koncerte për violinë apo disa opera, që sot janë një thesar i kulturës shqiptare.

Dje, në 90 vjetorin e lindjes së artistit të popullit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka mbajtur një konferencë jubilare për krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

“Këngëbërja e periudhës kur krijoi Gaci mbetej e lidhur pazgjidhshmërisht me realitetin diktatorial dhe kërkesat estetike e ideologjike që ky kishte ndaj këngës.

Kënga krijohej për formatet perfomaritive që ky realitet ofronte por duke i shtuar dhe elementet intuitivë dhe këto element Pjetër Gaci i kishte të zhvilluar në mënyrë të posaçme.”, u shpreh studiuesja Mikaela Minga./a2news.com

LEXO EDHE: Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore për Bahri Becin