Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri vdiq Franz Kafka, shkrimtar i njohur, i lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.
Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej, tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.
Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin ‘Metamorfoza’, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.