Do të vijë një ditë që nuk do të kemi më asgjë për të thënë.
Do të ulemi përballë dhe do të shihemi në sy.
Heshtja ime do të thotë: ‘Sa e bukur je!’
por nuk do të gjej mënyrë tjetër të ta them.
Do të udhëtojmë diku kështu nga mërzitja,
ose që të themi se edhe ne udhëtuam.
Bota kërkon gjithë jetën të gjejë dashurinë
por nuk gjen asgjë.
Shpesh mendoj se jeta është kaq e vogël
saqë nuk ia vlen ta fillojë dikush.
Nga Athina do të shkoj në Montevideo
ndoshta edhe në Shangai.
Diçka është edhe kjo, nuk mund ta vësh në dyshim.
Pimë – kujtohu – cigare të pambarimta një mbrëmje
duke biseduar – harroj për çfarë – dhe është mëkat
sepse ishte kaq interesante.
Një ditë, mundet të iki larg teje
por edhe atje do të vish të më kërkosh.
Nuk mundet, Zot!, të ikë dikush asnjëherë vetëm.
Në shqip: Alma Braja