Në kuadrin e “Javës së Kulturës Shqiptare” që po vazhdon të mbahet në Lozanë, sonte, në ditën e parafundit të saj janë paraparë katër aktivitete.
Nga ora 18.30 në “Theatre de Vidy” jepet për herë të dytë shfaqja e dramës “Per Gynt” (Jeton Neziraj/Agon Miftari). Me fillim në orën 19.30 në ambientet e Universitetit të Lozanës (Unil) mbahet prezantimi i fondacionit “Kosovaideas” nga bashkëthemeluesi i tij George Fankhauser.
Nga ora 21 në “Theatre de Vidy” po ashtu për herë të dytë jepet shfaqja e Jeton Nezirajt “Një shfaqje me katër aktorë…”.
Ndërsa me fillim në orën 22 është paraparë koncerti i këngëtares dhe aktores së njohur nga Kosova, Edona Reshitaj. Koncerti mbahet në kantinën e “Theater de Vidy”/ albinfo.ch