Unë jam parë sy-më-sy me jetën,
unë jam ngrënë dhëmb-më-dhëmb me vdekjen.
Dhe jeta dhe vdekja ishin të egra-
ti mos më ler vetëm.
Tiranët më njohën, në firomë u prenë.
Më ndjenë që vija, në zemër u zbehnë.
E di: me ta do të përleshem prapë nesër-
ti mos më ler vetëm.
Liria ime është si jam vetë.
I vdekur? – U ngrita: Sërisht më thërrasin…
Prej meje kërkojnë dhe jetën dhe vdekjen-
ti mos më lër vetëm.