Duke lexuar librin nën tingujt e David Bowie dhe Annie Lennox, më shkon refreni Close tome, të The Cure nëpër krye.
Nga Fahredin Shehu
“Sallatë dhe Çalldisje” paraqet në çdo aspekt një shkrim alternativ si tematikisht ashtu edhe gjuhësisht. Gjuhësisht: slang, gegë, standard, mbase kështu e do Rock and Roll.
Tërësi, emocion dashuri, dalldi, rebelim. Të shkon në mendje me bërtit: fucking bastard, e bëri atë që unë kaherë e mendoj.
Në Kosovë ndoshta ka ende adhurues të Rockut, ka padyshim, por akush si Lorik Sylejmani, i cili e jetësoi duke ndjekur Live bendet me ndikim planetar në art dhe kulturë që nga vitet e 60-ta, të shekullit të kaluar.
Rolling Stones bablokët elastik që nuk dijnë me u plak, Bruce Springsteen komando me kitar, çunat e Dublinit U2, Laurie Anderson, të cilën e preferoj pas Brian Eno, Lour Reed, The Prodigy, Laibach, kuq dhe errët passion dhe demon- faza Saturinane, epsh nëntokësor që shpërfaqet në etër.
Janë kryesisht koncetet sakralo- shamanike, që elektrizojnë masën në Glustonburry tash e sa vite, në një livadh të Michael Eavis këto, të cilat Lorik Sylejmani me remininshencat e tija të gjalla i sjell në një libër për ne që nuk patëm rastin as sebepin ta përjetojmë atë ritual artistik.
Edhe unë jam rritur me Leed Zeppelin, Depeche Mode, The Cure e deri te Marilyn Mansen dhe po thuaj asnjërin nuk e kam arritur ta ndjek live. Këtë mundësi ma ofroi Loriku me këtë libër që më dalldis dhe më ktheu në rini, me ato përshkrime si kur folim në Papillon t’u pi kafe, si me fol vet me vetën tuj përçu kështu krejt atë përjetim të tij
Për me e gjet mizën në bubreg po them se kisha dasht me lexu përjetimin e tij gjatë interpretimit të Pink Floyd, Radiohead, Massive Attack e në veçanti Placebo.
Nashta me noj libër tjetër që ka me e bë tevona. Kur do ta nis me Friday I’m in love (The Cure), e të përfundoj me Sweet dreams të Annie Lennox,
Po presim! Under pressure (Bowie), derisa të kemi si të gjithë në në Kosovë Total Lapse of reason (Gilmour).
Në faqen 103 e gjeni shkimin in memoriam për njeriun, i cili provoi/ bëri çdogjë para tonve David Boëie si dhe nuk i lë anash as Gillespie dhe Gjurmët
Kush sëmuhet nga leximi e gjen shërimin veç në lexim!/ ObserverKult