Drama “Xhelatët” produksioni më i ri i Teatrit Kombëtar pritet të ngjitet në skenën te “ArTurbina”.
Premiera me regji nga Qëndrim Rijani çel dhe sezonin artistik të Teatrit Kombëtar. Shkruar nga autorit Martin McDonagh, “Xhelatët” vjen në skenë me aktorët e njohur të skenës së teatrit në vendit. Vepra teatrore “Xhelatët” trajton temën e dënimit me varje.
Vepra teatrore “Xhelatët” trajton temën e dënimit me varje. Përralla zhvillohet në Anglinë e viteve 1965. Temë, e cila përkon me ndodhitë e po të njëjtave vite në Shqipëri.
Në qendër të veprës është dëshira e madhe e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.
Vepra është përkthyer nga Artur Lena dhe në skenë ajo interpretohet nga aktorë të njohur si Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu , Florian Agalliu, Adelina Muca, Sokol Angjeli, Genci Fuga, Hervin Culi, Genti Deçka, Ardian Cerga, Xhuliano Brisku, Myzafer Zifla, Ina Konomi Gjonci, Altea Lazaj.
Në skenë regjisori ka zgjedhur aktorë të njohur, por për rolin e Shirlit në teatër janë zhvilluar edhe audicione. Skenografia dhe kostumografia vijën nga Berina Kokona dhe muzika është shkruar nga kompozitori Fatos Lumani.
“Xhelatët është një nga veprat më të vlerësuara të autorit Martin McDonagh të cilën ne jemi përpjekur ta sjellim në formë sa më të përsosur te publiku shqiptar. Përmes “hakmarrjes” që i bëhet xhelatit “tonë” për një nga varjet e tij mbi një gabim gjyqësor, ne synuam të ngremë pikëpyetje mbi të kaluarën tonë dhe të tashmen tonë akoma më të dhimbshme, e cila di shumë shpesh të na ofrojë dhunë dhe marrje jete.” – shënim i regjisorit Qëndrim Rijani.
Premiera që do të çelë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, “Xhelatët”, vjen në ArTurbina në datat 11-12-13 Tetor, ora 19:00./blitz