Humbi sërish Nobelin, Kadare shfaqet me njeriun e besuar në kafene tek Liqeni

Shkrimtari Ismail Kadare ishte një nga kandidatët për çmimin Nobel, që u nda ditën e sotme.

Teksa fitues doli shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, Kadare nuk e ka prishur rutinën e tij. 

Burime për Mapo.al bëjnë me dije se Kadare ka vijuar rutinën e tij të përditshme duke pirë kafe tek Juvenillia pranë Parkut të Liqenit me botuesin dhe mikun e tij Bujar Hudhri.

Në tentativë për t’i marrë një reagim, Kadare dhe botuesi i tij kanë preferuar që të mos shprehen për të.