Mund ta paramendoni: 300 letra dashurie për 3 vjet?

italo kalvino ankthi

Ishte intelektuali që shfaqi përkushtim të madh politik, civil dhe kulturor. Ky ishte Italo Calvino, një nga tregimtarët më të rëndësishëm italianë të fundit të shekullit XX.

Me gjithë botimin e “Vetmitar në Paris”, Italo Calvino ka qenë gjithmonë diskret sa i përket jetës personale.

“Kam një dëshirë të pafund t’ju puth…”. Kështu e mbyllte ai letrën drejtuar aktores së njohur italiane Elsa de’Giorgi.

Gjatë tre viteve sa zgjati lidhja e tyre deri më 1958, Calvino i shkroi së dashurës së tij 300 letra.

Gjatë asaj kohe, aktorja ishte e martuar me një aristokrat italian. Historia sekrete e dashurisë u bë publike vetëm disa vjet më parë nga media italiane, e cila publikoi dhe disa nga letrat plot pasion të shkrimtarit… i njohur si një nga shkrimtarët italianë më të rëndësishëm pas luftës, Italo Calvino u mundua ta mbante të fshehtë jetën e tij private gjatë gjithë jetës.

Sidoqoftë, u bë i njohur që në moshën 29-vjeçare, pas botimit të romanit të tij të dytë: “Vikonti i përgjysmuar” – Përpiquni të përfytyroni një njeri të përgjysmuar që endet në një kështjellë mesjetare, i cili ndan dysh gjithçka i prek dora: bimë, kafshë, sende!

Përshkrimi është aq mjeshtëror, sa lexuesi që e ndjek këmbakëmbës anën e djathtë të vikontit me “maninë e Neronit”, nuk dyshon për asnjë çast se është duke lexuar një trill. Përfytyroni edhe gjysmën tjetër të vikontit, atë të mirën, që vjen e i ngjitet pjesës së parë.

Padyshim këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ndarje a bashkim anatomik të trupit. Kjo është mënyra e Calvinos, për të treguar se e mira dhe e keqja bashkëjetojnë.

Koleksioni i tij privat i bërë publik pjesërisht nga familjarët dhe biografët, nxjerr në pah një burrë plot dëshira, i cili ka ditur të bëjë gjithë pasion dy jetë… Sekreti ishte një element frymëzues në krijimtarinë e shkrimtarit.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

BEN BLUSHI: ATA JETOJNË PËR TË NA TREGUAR SA TË VARFËR JEMI…