Gjithçka zuri fill në këtë objekt, para tetë vjetësh.
Shkrimtarja Ervina Halili, u vu në gjurmë të rrethanave historike të ish-shtypshkronjës “Rilindja” dhe nisi mbledhjen e arkivave personale të shkrimtarëve kosovarë gjatë viteve 1945-1999.
Arkivi dhe historitë gojore do të jenë pjesë e platformës “Arkivi Virtual i Shkrimtarëve të Kosovës”, raporton “Express” i KTV-së.
Shumë prej shkrimtarëve të asaj periudhe nuk jetojnë më, por ata që i ka kontaktuar Ervina, janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë në mbledhjen e arkivit.
Kjo platformë është pjesë e programit “Heritage Space” të organizatës joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, dega në Kosovë.
Arkivi dhe historitë gojore do të jenë pjesë e platformës “Arkivi Virtual i Shkrimtarëve të Kosovës” që do të finalizohet në muajin nëntor dhe do të përmbajë edhe video-dokumentar./koha