Në nëntor të këtij viti Fushë Kosova do të pasurohet me shtatoren, e Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
Përurimi i shtatores do të bëhet më 28 nëntor në përvejtorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë si dhe ditëlindjen e komandat Adem Jasharit, shkruan rtv21.tv.
Shtatorja e cila është e dedikuar për në sheshin “Adem Jashari” në Fushë Kosovë, është në proces të modelimit artistik te Ateleja e Skulptures Monumentale Agon Qosa, ndërsa lartësia e saj është tri metra e 10 centimetra.