Kosova, nikoqire e punëtorisë më të madhe të dizajnit e arkitekturës

Sot në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), ku me shumicë votash Kosova u zgjedh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë për vitin 2021.

Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para.

MEDS mbledh për çdo vit, më shumë se 300 studentë të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Evropa dhe bota.

Në vitin 2021, MEDS-Miqtë, do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës.

Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010.