Ju ftojmë të ndiqni interpretimin e poezisë “Eja” të Robert Shvarc nga Lekë Sefla.
Robert Shvarc: Eja…
Eja… kokën dua ta mbështes
Mbi gjirin tënd të tallazitur…
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes-
Se kam një jetë duke të pritur!
Eja… dua të kridhem tek ti,
Thellë e më thellë, siç di vetë,
Në mos qoftë as kjo dashuri,
Më thuaj ç’dreqin mund të jetë?!
ObserverKult