(për sot, për nesër e për kurdo)
Së pari, më thoni: A fluturojnë kufomat;
Së dyti: Pati a s’pati kufoma shqiptarësh (pleqsh, plakash, fëmijësh e foshnjash) në poligonin ushtarak të Batajnicës së Beogradit;
Së treti: Notuan a nuk notuan nëpër valët e Danubit kufomat e shqiptarëve nga kamioni-frigorifer, dhe e fundit:
I zbuloi a s’i zbuloi krematoriumet moderne të Maçkaticës, (ku u dogjën kufomat e shqiptarëve), znj. Natasha Kandiqi?
A mund ta harrojmë këtë? A mund ta harroni këtë? A mund të harrohet kjo?
__________________________
Adem Gashi, shkrimtar nga Kosova
Prishtinë, më 5. XII. 2019 (Ora 23.55′)