Fjalë të urta shqipe për lirinë e dinjitetin:
1.Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet./ KOSOVË
2.Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja./ SHKODËR
3.E di gjalmi ç’ka torba./ PËRMET
4.E di vetë gomari ku i vret samari./ JUG
5.Gunë e huaj s’të mban ngrohtë./ KOLONJË
6.Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet./ VERI
7.Hallet e mia i di trari im./ ELBASAN
8.Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj./ MYZEQE
9.I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon./ KORÇË
10.Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit./ KORÇË
11.Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës./ SARANDË
12.Kafshata e huaj të mbet në fyt./ SHKODËR
13.Këmba e di se ku e vret këpuca./ LUKOVË- SARANDË
14.Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt./ SHKODËR
15.Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla./ JUG
16.Kur s’ka trimni, s’ka liri./ KOSOVË
17.Kush mba vesh botën, prish kokën./ GJIROKASTËR
18.Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës./ PËRMET
19.Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi./ KOSOVË
20,Kush unj qafën i bie zverkut./ JUG
21.Ku të ha, kruaje./ GJIROKASTËR
22.Leku i huj, peshon rëndë në xhep./ PUKË
23.Liria fitohet e nuk dhurohet./ JUG
24.Liria fitohet vetëm me gjak./ KOSOVË
25.Liria i ka rrënjët në gjak./ JUG
26.Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë./ KOSOVË
27.Lira vjen kur s’i duhesh vdekjes./ BERAT
28.Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni./ KRUJË
29.Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë./ KRUJË
30.Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë./ KOSOVË
31.Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë./ ELBASAN
32.Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë./ SHKODËR
33.Mashë e tjetrit mos u bëj./ JUG
34.Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin./ SHIJAK
35.Me duart e mija rrafa kokën time./ MYZEQE
36.Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës./ LUKOVË
37.Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar./ SKRAPAR
38.Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar./ SKRAPAR
39.Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë./ BERAT
40.Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi./ KURVELESH
41.Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë./ JUG
42.Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha./ SKRAPAR
43.Mjer puna ime, qe se bani dora ime./ KAVAJË
44.Mos shko maz pas pele./ KOSOVË
45.Mos shko pas qerres së tjetrit./ SKRAPAR
46.Mos u ban mjaltë, se të han mizat./ SHKODËR
47.Nën hije as bari nuk ngren krye./ JUG
48.Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin./ JUG
49.Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë./ TIRANË
50.Për çdo punë, puth dorën tënde./ ELBASAN
51.Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri./ VLORË
52.Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë./ VLORË
53.Qafa e unjur, koka e prerë./ LUKOVË
54.Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.’ KRUJË
55.Rrushi varet në degët e vet./ LUSHNJE
56.S’bëhet dasma pa thyer kupa./ ARBËRESHËT E ITALISË
57.Gjithsecili në punën e tij është zot./ JUG
58.S’mbahet shpirti me falimnders./ VERI
59.Syri i të zotit plehron arën./ JUG
60.Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë./ KRUJË
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE PËR SHQIPËRINË: UNË DO TË RROJ DERI SA TA SHOH TË BUKUR TË DASHTUNËN SHQIPËRI….
ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për Shqipërinë:
Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!/ GJERGJ FISHTA
Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria“./ FAN NOLI
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult