E rrezikshme: Dreka në majë të rrokaqiellit

dreka

S’është pushimi më i lezetshëm, por është dreka më e rrezikshme e kapur ndonjëherë. 11 burra tek hajnë e pinë duhan – 840 metra mbi Manhattan në një rehati të plotë.
Burrat janë disa nga punëtorët e ndërtimit të Rockefeller Center.

Fotografia, e marrë në katin e 69-të të ndërtesës së flamurit RCA (tani ndërtesa GE), u bë pjesë e një fushate promovuese për kompleksin masiv të rrokaqiejve, transmeton ObserverKult.

Imazhi shpesh i atribuohet gabimisht Lewis Hine, pastaj u shfaqën prova që tregonin se mund të ishte marrë nga Charles C. Ebbets, por më vonë u zbulua se edhe fotografë të tjerë kishin qenë të pranishëm në xhirim.

Thomas Kelley dhe William Leftwich ishin gjithashtu aty atë ditë.

Shumë pretendime janë bërë edhe në lidhje me identitetin e burrave në imazh, por vetëm për disa dihen emrat.

Por një gjë dihet sigurt, punëtorët ishin mësuar të ecnin trarëve në atë lartësi.

Fotografia u botua për herë të parë në suplementin e së dielës të New York Herald Tribune më 2 tetor 1932, me titullin: “Dreka mbi një rrokaqiell”.
Dreka në majë të një rrokaqielli u bë simbol i rezistencës dhe ambicies amerikane në kohën e Depresionit të madh.
Që nga ajo kohë mbeti emblemë ikonike e qytetit në të cilin u mor.

Fotografia u diskutua shumë, u përpunua, u vendos në ekspozita e vende të ndryshme dhe edhe u keqpërdor ndonjëherë.

“Time” e përfshiu fotografinë në listën e 2016-ës me 100 imazhet më me ndikim të të gjitha kohërave.

Përgatiti: T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

15 FOTOGRAFI MAGJEPSËSE, SHIHNI SE ÇFARË BËN NJË ARTIST I VËRTETË