Besim Zymberi: Mjaft të shkrova vjersha malli

Mjaft të shkrova vjersha malli
Netëve t’vona në vetmi
Kur ti s’vije këndej pari
As un’ s’vija dot tek ti…

Përtej vargjeve, e dashur
Sikur të ta thoja n’sy
Aq për vjersha s’më ka plasur
Por, ashtu flisja me ty

Ndaj tutje ato do t’i gjesh
Në arkiv a në muze
Dhe nuk di në do ta ndjesh’…
Zjarrin që i digjte dje…

Zjarr nga brenda teje thellë
Që e ndjej un’ dhe tani
Ndaj k’të fund të pa poterë
Ta shtrijm’ bashk’ në pafundësi…

Mjaft të shkrova vjersha malli
Netëve t’vona në vetmi
Kur ti s’vjen dot këndej pari
Dhe as un’ s’vij dot tek ti…

ObserverKult