Perandorin dhe filozofin romak Mark Aurelin e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për t’i dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon edhe më tej mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.
Për jetën dhe mënyrën e të menduarit të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij ’’ Mbi Vetveten’’ që ai vetë shkruajti në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor, libër i cili përmban fjalë të urta , me xhentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi klasike. 12 librat e meditimeve të tij vërtetojnë se sa qetësi brendësore dhe lehtësim mund t’i ofronte Doktrina Stoike dhe sidomos në kohë të vështira me përplasje dhe trazira.
Veprat e tija janë shpëtuar në minimumin e mundur, që në realitet nuk është asgjë tjetër përveç ditarit të tij personal, i cili nuk është i shkruar në mënyrë që mund të lexohet lehtë, por megjithatë duket dëshira e përgjegjshme e këtij filozofi – perandor për të ofruar shërbimet e tij kundrejt njerëzve, dhe detyrimi pozitiv të bashkëpunojë nga posti i tij dhe me të gjitha forcat e tij për mirëmbajtjen e komunitetit, anëtar i të cilit ndjehej dhe ai vetë. Nëpërmes kësaj dëshmie të shkëlqyer të tij, filozofi, i cili nga kalimi i tij nga Athina, ishte initacionuar në Misteret e Elevsinës, guxon të zhytet në rrënjët gati të paarritshme për të vdekshmit, të ‘’Detyrës’’, me një Vetëdije të thellë të jetës njerëzore, por nga ana tjetër dhe të përjetësisë së parashikimit të Botës.
- Çdo gjë që dëgjojmë është një opinion, çdo gjë që shohim është një pikëpamje, jo e vërteta!
- Hakmarrja më e mirë është të jemi ndryshe nga ai që e shkaktoi dëmin.
- Jeta jonë është ashtu siç e ndërtojnë mendimet tona.
- Mos humb më kohë duke debatuar se si duhet të jetë një njeri i mirë! Bëhu një njeri i mirë!
- Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, duhet të ketë frikë nga fakti që s’ka filluar të jetojë akoma.
- Bë çdo veprim në jetën tënde, sikur të ishte i fundit!
- Varfëria është nëna e krimeve.
- Ai që jeton në harmoni me veten, jeton në harmoni me gjithë Universin.
- Le ta njohin dhe ta shohin njerëzit, njeriun e vërtetë, që jeton ashtu siç është i destinuar të jetojë.
- Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tij.
- Pasuria e vetme që do “ruash”, është ajo që u jep të tjerëve.
- Vdekja na buzëqesh të gjithëve, e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i kthejmë buzëqeshjen!
- Humbja nuk është gjë tjetër përveçse ndryshim, dhe ndryshimi është ëndja e Natyrës.
- Asgjë nuk i ndodh njeriut, për të cilën natyra nuk e ka përgatitur të durojë.
- Njeriu s’mund të gjejë askund një strehë më të qetë dhe më të patrazuar se brenda Shpirtit të tij.
- Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.
- Rregulli universal dhe rregulli personal, s’janë gjë tjetër, veç se shprehje të ndryshme dhe shfaqje të një parimi të përbashkët themelor.
- Arti i të jetuarit ngjan më shumë me ndeshjen se vallëzimin. / ObserverKult