Emocionuese: Dritëro Agolli interpreton poezinë “Kur të jesh mërzitur shumë” (Video)

Në kujtim të poetit Dritëro Agolli, ju ftojmë ta dëgjoni një lexim emocional të poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”, nga vetë ai.

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: SOT NË VARREZA E PASHË EMRIN TËND…

Përveçse u censurua, vëllimi me tregime i Dritëro Agollit do të kritikohej rëndë, madje do të bëhej subjekt kritikash ndër shkollat e mesme.

Për më tepër tregon vetë Dritëroi në parathënien e botimit të vitit 2006 të librit “Zhurma e erërave të dikurshme”:

“Çdo libër ka një histori që lind, histori që kujtohet herë pas here nëse jetën e ka të gjatë. Kështu ka ndodhur edhe me librin “Zhurma e erërave të dikurshme”.

Ai lindi nga një radhë tregimesh të shkruara në fillim të viteve ’60 të shekullit XX dhe të botuara kryesisht në revistën “Ylli”. Kryeredaktor ishte Qamil Buxheli, një burrë i fisëm me ide përparimtare, shkrimtar me një humor të rrallë. Modern dhe njeri me shije të hollë artistike.

Libri u botua më 1964, me një kopertinë të Safo Markos, me një sfond të zi dhe me një figurë me ngjyrën e një thëngjilli të ndezur. Në atë kohë, Safo Markua ishte grafistja më e mirë e librave që botoheshin.

Nga botimi i librit unë mora pesë kopje. Ishte një rregull që pesë kopje dërgoheshin në drejtorinë e shtypit të KQ-së të Partisë së Punës. Kaloi një kohë dhe libri “Zhurma e erërave të dikurshme” nuk po dilte nëpër librari. Nuk vonoi edhe shumë dhe mua më thirrën në Komitetin Qendror.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU