Jacques Prever: Kafja e mëngjesit
E hodhi kafenë në filxhan,
pastaj qumësht hodhi mbi kafe,
dhe sheqer mbi kafenë me qumësht…
E përzjeu me lugën e vogël
dhe e piu kafenë me qumësht…
La fixhanin
pa me thënë asnjë fjalë,
pastaj ndezi një cigare,
e nisi me tymin të bënte rrathë,
ndërsa hidhte hirin në tavëll,
pa thënë asnjë fjalë
pa më parë në sy…
U ngrit vuri kapelën në kokë,
dhe hodhi pardesynë mbi krahë,
sepse binte shi .
Mori rrugën pa më thënë një fjalë,
pa më parë në sy.
Dhe unë vura duart në kokë ,
e qava, qava në vetmi …
Përktheu: Hektor Toska