Organizuar nga portal për kulturë, letërsi e art ObserverKult dhe Social Creativity, në shënim të 8 Marsit, Ditës së Gruas dje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt manifestimi letrar “Himn për gruan”.
Pa burra feminist s’ka barazi gjinore:, prandaj në manifestim ishte paraparë që burrat që i këndojnë madhështisë së gruas, çdo ditë, t’i lexojnë poezitë e tyre me 8 mars.
Manifestimin e hapi kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila theksoi se ka thënë se kur flitet për barazi gjinore nuk flitet vetëm për gra, por edhe për shtetin, kombin, edukimin, shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe paqen, ndërsa kryeministri Albin Kurti, përveç fjalimit inspirues lexoi edhe dy poezi, “Njeriu pa tokë” e Luljeta Lleshanakut dhe “Është çudi kur je femër” e Mimoza Ahmetit.
Mysafir në këtë manifestim ishte edhe ministrja e kulturës, Vlora Dumoshit si edhe ambasadori i SHBA-ve z. Philip S. Kosnett, mirëpo ishte zonja e tij, Alisson, ajo që interpretoi një poezi me këtë rast.
Nën moton #Mepoezipërbarazi, në pjesën e parë të manifestimit u interpretuan 8 variante të përjetësimit të gruas në poezi.
Me poezitë e tyre,kushtuar grave u paraqitën shkrimtarët: Adem Gashi, Halil Matoshi, Bardh Frangu, Emin Z. Emini, Afrim Demiri, Ndue Ukaj, Gazmend Bërlajolli dhe Imer Topanica, përcjellur nga tingujt e kitarës së Driton Berishës.
Më pastaj u lansua edhe platforma online “Poetet shqiptare”, e konceptuar dhe e realizuar nga Vlora Konushevci me qëllim të promovimit të grave krijuese.
Me këtë rast aktorja Sheqerie Buqaj interpretoi një poezi nga kjo platformë. Ju ftojmë të ndiqni interpretimin e poezisë “Nana” të Ardiana Shala Prishtina.
Në videon e bashkëngjitur gjeni manifestimin e plotë.
ObserverKult