Virusi je ti!

elona caslli
Elona Caslli

Nga Elona Caslli

Virusi je ti!

Ti burrë e ti grua, që sillesh me moskokëçarjen tipike të një adoleshenti. Ti je virusi.

Virusi je ti!

Ti burrë dhe ti grua, që mendon se qëndrimi në shtëpi është një mërzi, ndërkohë që është një detyrë dhe mbi të gjitha një mision.

Virusi je ti!

Ti burrë e ti grua, që me egoizmin tënd të mbrapshtë, nuk e kupton se mjeku po ndez sirënën e alarmit dhe po të thotë- Më ndihmo!

Virusi je ti!

Ti burrë e ti grua, që nuk kupton ende, se kemi mjaft halle si komb dhe nuk na duhet edhe një hall më shumë për t’u zhytur në sëmundjen pa kthim.

Post Scriptum- Ti burrë dhe ti grua, kupto se po u dorëzua mjekësia, dorëzohet Shqipëria!/ ObserverKult