Njihuni me ‘Ovan’ që luan rolin kryesor te filmi që i përloti të gjithë

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, është filmi më i suksesshëm i momentit në ” Netflix”.

Në këto ditë qëndrimi të izoluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin këtë film dramatik, i cili i ka bërë të gjithë të qajnë. Tema e këtij filmi ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore.

Vajza e vogël e cila në mëyrë profesionale luan rolin e “Ovës” është Nisa Sofiya Aksongur. “Ova” një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akùzuar rrejshëm për një vrasje.

Nisa me këtë rol ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm shikuesve të serialit por, edhe të regjisorëve turk të cilët po e vlerësojnë si njërën prej aktoreve më të talentuara të moshës së saj. Por, kush është vogëlushja në jetën reale?

Nisa ka lindur në vitin 2011 në Stamboll ku edhe jeton me familjen e saj. Ajo përvojën esaj të parë të aktrimit e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në vitin 2015.

Image

Në të njëjtin vit, ajo u angazhua edhe në serialin “Adënë Sen Koy” ku vogëlushja i dha jetë personazhit të “Asya”. Përveç këtyre roleve aktorja 9-vjeçare gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizve në Turqi./ ObserverKult