Sherif Merdani & Vikena Kamenica: Më fal po unë ty të du… (teksti dhe kënga)

Në pemë gjethe tani më nuk ka
E bora malet mbuloi përsëri
E ndonëse shiu pikë, pikë, nis me ra
Qyteti ynë është plot gjallëri

Ja shiu pik, pik,pik,pik,
Bjen në rrugë, troket ai pa pushim
E ora tik-tak, tik-tak
Shkon e djali pret me padurim
O zemra tak-tak tak-tak
Pse tash nis të rrah’ me kaq nxitim
Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim.

Binte shi, por ai s’e vinte re aspak
Për çudi, as ombrellën nuk e kishte hap’
Tuj mendu se si erdh’ ajo një dit’
Studenteshë e bukur për praktikë
Tek reparti i tij në fabrikë.

Se fundi ja, ja ,ja, ja ajo u duk e djali e ndaloi
Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë
Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj
Të du’ dhe unë, po kam edhe një fjal’
Ombrellën pse s’e hap?

Ah, po!

Bjer pra shi, tash nga ty nuk kemi frikë aspak
Mrekulli, nën ombrellë ti neve dot s’na lag
Vec andrrojmë, njani-tjetrin amel tuj shiku
E në dorë ne mbajme ombrellën hap’
Por se shiu ka pushu.

Se fundi ja,ja,ja,ja ajo u duk e djali e ndaloi
Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë
Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj
Të du’ dhe unë, po kam edhe një fjal’
Ombrellën pse s’e hap?

Pse s’e hap?!