ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Njeriu dorëlëshuar nuk është armiku i askujt, përveçse i vetes së vet./ John King
Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene
Miqtë mbaji afër. Armiqtë, edhe më afër./ Al Pacino
Bibla na thotë të duam të afërmin e të duam edhe armikun tonë; me gjasë, ngaqë bëhet fjalë për të njëjtin person./ Gilbert Keith Chesterton
Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard
Fali armiqtë e tu, por mos ua harro emrat./ John Fitzgerald Kennedy
Pushteti nuk është vetëm çfarë ti vërtet zotëron, por çfarë armiqtë mendojnë që ti zotëron./ Saul Alinsky
Për t’u përballur me armiqtë lypset shumë guxim, po aq lypset edhe për miqtë./ J. K. Rowling
Festat bëhen me miqtë, pasi me armiqtë nuk rezultojnë të hareshme./ Pino Caruso
Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz
Durimi është në themelin e një paqeje të gjatë. Tërbimi është armiku ynë kryesor./ Tokugawa Ieyasu
Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille
ObserverKult