Regjisori i njohur amerikan, Harvey Uenstein po përballet me akuzë të re për ngacmim seksual.
Akuza ndaj regjisorit hollivudian vjen pasi u shpall fajtor për akuzat “përdhunim” e “ngacmim seksual” dhe ku po vuan dënimin me 23 vjet burgim.
Një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije, ka denoncuar se Ueinstein e ka prekur atë në vende intime, pa dëshirën e saj.
Ajo tha se këtë Ueinstein e ka bërë gjatë një nate në një hotel në Beverly Hills, më datë 11 maj 2010.
Ajo shprehet se ka edhe prova për të faktuar këtë gjë.
Prokurorja e Los Angelos tha se kjo akuzë do të ngrihet si një çështje penale më vete, e nëse provat janë bindëse, atëherë Ueinstein do të marrë një dënim shtesë dhe rrezikon që nga 23 vjet dënim, të marrë 32 vjet.