Nga Kastriot Dervishi
Ende në ditët tona kur referohet objekti ku ka banuar diktatori, thuhet “Vila nr.31”, pavarësisht se kuptimi i këtij numri ka rënë dhe nuk figuron gjëkundi pa pjesën tjetër të numrave, prapë ky numër vijon të thuhet kështu.
Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej (Blloku) nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër.
Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Personel shërbyes në gjithë këtë grup objektesh (shoferë, pastrues, kuzhinierë, shitëse, dado, bahçevanë, etj), sipas një raporti të vitit 1992 rezultonin plot 802 persona. Vetëm pallati i brigadave kishte 60 bahçevanë.
Lista me numrat e objekteve të Bllokut (numrat e munguar janë vendstrehime nëntokësore), edhe sipas funksionit të banorëve:
1-Shtëpia pritjes
2-Shtëpia pritjes
4-Shtëpia pritjes
5-Poliklinika speciale
6-Shtëpia pritjes
7-Shtëpia pritjes
9-Shtëpia pritjes
11-Shtëpia pritjes
14-Shtëpia pritjes
25-Presidenti (i Presidiumit të Kuvendit Popullor)
26-Ministri i Financave
29-Zëvendëspresidenti i Komisionit të Planit
30-Kryeministri
31-Sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së
32-Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së
33-Zëvendëskryeministri
34-Presidenti i Komitetit Qendror të Bashkimeve Profesionale
35-Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së
36-Zëvendëskryeministri
37-Zëvendëskryeministri
38-Kryetari i Komisionit të Revizionimit të PPSH-së
39-Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së
40-Zëvendëskryeministri i parë
41-Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së
42-Zëvendëspresidenti (i Presidiumit të Kuvendit Popullor)
43-Ministri i Punëve të Brendshme
44-Zëvendëspresidenti (i Presidiumit të Kuvendit Popullor)
-Pallati i brigadave
-Magazina ushqimore e Drejtorisë së Pritjes
-Magazina industrial e Drejtorisë së Pritjes
-Parku i automjeteve të Drejtorisë së Pritjes
-Ndërtesat në malin e Dajtit.
Lexo edhe:
ObserverKult