ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për vuajtjen. Ja si e mendojnë ata:
Kërkohet më shumë guxim për të vuajtur se për të vdekur.— Napoleon Bonaparta
Ne jemi shëruar nga vuajtja vetëm duke e përjetuar atë të plotë.— Marsel Prust
Do të vuash sepse asgjë nuk zgjatë përgjithmonë, kjo është e gjitha./Perl Bek
Çdo bisedë që bëhet me njeriun që nuk ka vuajtur është thjesht llafosje./ Emil Cioran
Duke vuajtur njerëzit bëhen engjëj.— Viktor Hygo
Shpirtërat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje./ Fridrih Shiller
Kush nuk ka vuajtur nuk di asgjë: nuk njeh as të mirën, as të keqen, as njerëzit, as vetveten./ Fenelon
Ata që ankohen më shumë janë ata që vuajnë më pak./ Taciti
Njeriu që nuk ka ndërgjegje e mirësi nuk vuan./ Khaled Hoseini
Vuajtja është e rrënjosur në natyrën njerëzore; por nuk vuajmë kurrë – ose së paku shumë rrallë – pa ushqyer shpresën e shërimit; dhe shpresa është një kënaqësi.— Xhakomo Kazanova
Shpëtimi i botës është në vuajtjen e njeriut.— Uilliam Folkner
Gjithmonë bëje publikun të vuajë sa më shumë që të jetë e mundur.— Alfred Hiçkok
ObserverKult
—————————–
Lexo edhe: