Sot bëhet 1 vit që kur u nda nga jeta Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqiptare.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, ndërsa është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.
Repertori i saj interpretues është tejet i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.
“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.
Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.
Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.
Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.