Është ndarë nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur Shkëlzen Zalli. Prej ditës së sotme ai do t’i mungoj programeve të Radio Tiranës dhe letërsisë shqipe për fëmijë.
Gjatë karrierës së tij, Zalli u bë shumë i njohur për emisionet e fëmijëve si “Mikrofoni i qershizave”, “Kolovajsa e pasdites”, “Në vallen e rritjes sonë”. “Radio Tirana” e ka kujtuar shkrimatrin dhe gazetarin e ndjerë me anë të një poezie të shkruar prej tij.
Disa nga titujt më të njohur të shkruar prej Zallit janë: “Gjergji takon Skënderbeun”, “Ditari i maces”, “Pësimet e Benit”, “Treni me gaztorë” etj.