Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar dje në “Facebook” një shkrim të Çun Lajçit, ndërsa fliste për protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama shprehet se, në shkrimin e tij, Çun Lajçi ka folur me një vrazhdësi të kthjellët, mbi sherrnajën “për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetëra e dhjetëra vjeçare!” Ndërsa thotë se uron ta takojë aktorin, Rama shprehet se, ndonëse Teatri i ri Kombëtar nuk do të jetë si ai i Shkupit, ai do të hyjë në listën e teatrove më të bukur evropianë. Nuk vonoi shumë dhe aktori Çun Lajçi komentoi në profilin e Ramës ku ndër të tjera tha: “E kam ditë, se s’do t’pëlqejë as Ty, kur t’quejta të”çmendur” sepse kështu po t’quejnë e gjithë Tirana, por e kisha qëllimin t’iu them, se edhe ai n’çmendurinë e vet, e din se ç’asht arti, dhe do ta ndërtoi nji tjetër, mija herë ma t’mirë!”.
Komenti i plotë i aktorit Çun Lajçi:
Zoti Rama.
Me vjen mirë që e paskeni postua letrën time, për t’vetmën arësye:Se ne të dy, kurrë përshendet s’jemi, e vërtetë s’nifemi!
Por unë, edhe pse s’deshta me shkrua( sepse e dija se do t’shahem) e mora mundin të mos rrejë, dhe jo t’ua bëj qejfin artistëve, opozitës por as Ty. Shkrova përshtypjet e mia, t’vitit 1972, kur u ngjitëm me “Ervehenë” për herë t’parë në atë skenë!
Me muaj, kur jemi kthye n’Prishtinë, kemi folë për kushtet e vêshtira t’atij teatri. Dhe kur jam ngjitë me “Pasardhësin” e Kadaresë, para 4 vitësh, jam dëshpërua n’palcë.
Vetës i kamë thënë: Si mund t’i thuesh nji artisti, krijo n’mujsh me krijua n’kushtet e teatrit të 1938-tës, tue jetua n’shekullin 21!
E kam ditë, se s’do t’pëlqejë as Ty, kur t’quejta të”çmendur” sepse kështu po t’quejnë e gjithë Tirana, por e kisha qëllimin t’iu them, se edhe ai n’çmendurinë e vet, e din se ç’asht arti, dhe do ta ndërtoi nji tjetër, mija herë ma t’mirë!
M’shanë edhe n’letren e sotit, dhe iu drejtova: Atdhe, a ti shajë a ti nemi, këta që bëjnë gjumë, e kur zgjohën, i bashkangjitën t’parit që bërtet, pa e ditur pse?
Por, po ta them n’katër sy: Ajo godinë s’ishte kurrë teatër, por megjithate, ti si artist, asht dashtë ta restaurosh në mënyrën ma përfekte t’mundshme, e nga brenda t’krijosh kushte luksi, vetëm e vetëm, qe shpirtnat e atyne që u rropatën atyne dërrasave, t’mos lëkunden nga ajo skenë!
Unë jam i bindun se do ta ndertoni tjetrin, por ai fatkeqësisht s’do t’jetë aty, me pa madhështinë e artit n’teatrin modern!
Dhe përfund. Mjerë ata që edhe artin e politizojnë, sepse tregojnë, sa shumë t’varfër shpirtërisht janë.
Ta shkrove me t’thanë se s’kam tituj si aktorët tuaj, por kam zemër me thanë t’vërtetën!
Dëshiroj t’jeshë aç i çmendur, që ta ndërtosh nji teatër aç modern, me ballinën e njetë të t’vjetrit, që t’çmendemi edhe ne artistët me bukurinë e artit!
Qofsh i nderuem prej Çunit t’Bjeshkëve t’nemuna, i nemun edhe vet, që e flas të vërtetën!/ ObserverKult