A kishte origjinë shqiptare Irena Papas? Grekët thonë “JO”!

Origjina shqiptare e aktores së njohur greke Irenë Papa Leleku, është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë. Ata gjithmonë e kanë potencuar faktin se Irena Papas përfaqëson kinematografinë greke dhe emri i saj lidhet me kulturën greke.

Vetë Irena Papas në një intervistë e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.

Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmëndje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983.

Po ashtu, aktorit Bekim Fehmiu i kishte thënë: Im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”.

Studiuesi i kinemasë Abaz Hoxha e ka përmëndur origjinën e saj shqiptare, në librin “Shqiptarët në kinematografinë botërore”.

ObserverKult

Lexo edhe:

NGA KUJTIMET E BEKIM FEHMIUT… TAKIMI ME IRENA PAPAS

Aktori shqiptar që rrëmbeu vëmendjen e shumë regjisorëve të huaj, Bekim Fehmiu, do të kishte një karrierë të përmasave botërore. Jeta e tij, mes kinemasë, suksesit e famës dhe… brengës shqiptare, do të përmbyllej në mënyrë tragjike, 15 qershorin e vitit 2010…

U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura, veçohen: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” – këto, konsideruar si kryevepra të mjeshtrit të interpretimit.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult