Galeria Uffizi në Firence të Italisë do të përzgjedhë nëntë veprat më të famshme të periudhës së Rilindjes, ku pasqyrohet kultura e njerëzve me ngjyrë.
Sipas nismës “Prezenca e Zezë”, imazhet e veprave përfshirë “Portreti i Mbretit të Abyssinia” të Cristofano dell’Altissimo do të postohen në internet nga kjo fundjavë pas protestave që janë organizuar në të gjithë globin.
Drejtuesit e kësaj galerie janë shprehur se një vendim i tillë është ndërmarrë për debatin e gjerë që po bëhet në të gjithë botën aktualisht, lufta kundër racizmit.
Jo vetëm kaq, por do të organizohet gjithashtu edhe një koncert para “Perseus Freeing Andromeda”, ku do të interpretojë një muzikant që vjen nga komuniteti me ngjyrë.
Për artdashësit stafi ka menduar edhe diskutime online në Facebook çdo javë gjatë gjithë verës. Drejtori i “Uffizit” Eike Schmidt është shprehur se nëntë kryeveprat flasin një gjuhë universale që ndihmon jo vetëm ta kuptohet kultura si dhe epoka njerëzve me ngjyrë por edhe ardhmja që do donin njerëzit që të ndërtonin.
Galeria është të ndërtuar midis viteve 1560 dhe 1580 dhe e projektuar nga Giorgio Vasari. Aty ndodhen disa prej koleksioneve më të mëdha të epokës së Rilindjes si kryeveprat e Botticelli, Leonardo da Vinci, Michelangelo etj.
Njëkohësisht aty gjenden vepra të shumë piktorëve evropianë kryesisht gjermanë, holandezë dhe flamanë.