“Kosova nga qielli” te Guri i Zi

“Kosova nga qielli”, që transmetohet në KTV çdo të hëne nga ora 18:45, është seri e videove që shfaqin disa zona të ndryshme të Kosovës nga një perspektivë tjetër.

Nga natyra deri tek tradita e monumentet e veçanta komunikojnë me shikuesin përmes imazheve në disa minuta.

Kjo javë përmes syrit të kameramanëve të Kohavisionit Arben Llapashtica dhe Besart Ujkani u sjell shikuesve pamjet mbresëlënëse nga Guri i Zi, në rajonin e Opojës.

“Kosova nga qielli” është një portret i Kosovës në video.