Gjyqi i katër të rinjve të “Grupit armiqësor të Poshnjes” dhe akuza qesharake e Sigurimit të Shtetit, ku u dënua me 25 vjet Muharrem Protoduari dhe 20 vjet Ushtar Çobo.
“4 djem të rinj do të hidhnin në erë me sasi të vogla eksplozivi, Kombinatin e Tekstileve, që shtrihej në një rreze prej 1 km dhe që ruhej rreptësisht me policë të armatosur”.
Ishte kjo akuza absurde e Sigurimit të Shtetit në janarin e vitit 1987, në qytetin e Beratit. Një ngjarje që nuk kishte as më të voglën mundësi të ndodhte. Për shkak se zona ishte rreptësisht e kontrolluar nga regjimi.
Megjithatë, Sigurimi i Shtetit sajoi këtë akuzë, duke shigjetuar katër djem të rinj. Që natyrisht i përkisnin asaj shtrese që duhej goditur, siç i kishte etiketuar regjimi, kulakë.
Luftëtar Protoduari, Muharrem Protoduari, Riza Hazizi dhe Ushtar Çobo, u arrestuan në verën e vitit 1977. Me akuzën e hedhjes në erë të Kombinatit të Tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat.
Ishte një akuzë që do të montohej ashtu siç kishte ndodhur. Përgjatë gjithë historisë së Sigurimit të Shtetit.
Ishte një akuzë e paqenë ndaj kundërshtarëve realë apo imagjinarë
Ishte një akuzë e paqenë ndaj kundërshtarëve realë apo imagjinarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Katër djemtë u cilësuan si “Grupi Terrorist i Poshnjes”. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua si një show në qytetin e Beratit. Një ngjarje që do ta trondiste fort atë qytet të lashtë.
Një fotografi e godinës ku është zhvilluar gjyqi, është publikuar pak kohë më parë nga Gazeta Shqiptare.
Atje shfaqet ndërtesa e Degës së Brendshme të Beratit. Vendi ku u torturuan për më shumë se tetë muaj, katër të rinjtë e pafajshëm.
Dy prej tyre, Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi u dënuan me pushkatim. Ndërsa Muharrem Protoduari dhe Ushtar Çobo u dënuan me respektivisht 25 dhe 20 vjet burg. Gjyqi u zhvillua në Kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve. Dhe vendimi u shpall nga gjykatësi komunist, Ali Zanko./(gazetashqiptare)
—————————
Lexo edhe:
AMANETI QË MA LA I BURGOSURI QË NDËRROI JETË NGA TORTURAT: NË EMËN TË ZOTIT, TË NGARKOJ TË…
ObserverKult